Ai shprehu besimin se zgjidhja e çështjes bërthamore të Iranit do të ndikojë pozitivisht në situatën në rajon dhe "do të ndihmojë për të kapërcyer tendencën e rrezikshme të viteve të fundit, kur janë ndërmarrë jo pak përpjekje për të zgjidhur një sërë krizash dhe konfliktesh në Lindjen e Mesme me anë të përdorimit të forcës".

Sipas fjalëve të Përfaqësuesit të Përhershëm rus në OKB, në fazën e parë duhet të zbuten masat e njëanshme të sanksionuara nga SHBA-ja dhe BE-ja.