Autoritetet e ndalojnë një gjë të tillë, por tani për tani nuk po marrin asnjë masë. Anëtarët e opozitës thonë se protestuesit që vazhdojnë të vijnë në kryeqytet sheshi tashmë nuk i nxë më.

Në prag protestuesit kanë ngritur barrikada të larta prej thasësh të mbushur me dëborë dhe akull.

Në Ukrainë po vazhdojnë protestat masive kundër refuzimit të Kievit për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në. Ndër kërkesat kryesore të protestuesve janë dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale.