"Pa asnjë dyshim këta njerëz do të distancohen nga përgatitja e dokumentit, por ndoshta dhe do të pushohen fare nga puna", - tha ai gjatë zhvillimit të "tryezës së rrumbullakët" për daljen nga kriza, në të cilën morrën pjesë Kryeministri Mykola Azarov, udhëheqësit e opozitës, tre ish-presidentët e Ukrainës si dhe një sërë ministrash, përfaqësues të shoqërisë dhe klerit.

Viktor Janukoviç theksoi se është tejet i indinjuar si nga veprimet e provokatorëve, ashtu dhe ato të forcave të sigurisë në Sheshin e Pavarësisë (Majdan), ku opozita po proteston kundër refuzimit të Kievit për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit me BE-në.