"Në mbrëmje ata duhet të vijnë tek ne dhe të na raportojnë nëse arritën t’ia përcjellin kërkesat tona autoriteteve pushtetore dhe të na vënë në dijeni se çfarë përgjigje morrën prej tyre", - tha ai.

Në prag opozita deklaroi se të gjitha veprimet e mëtejshme të saj do të bashkërenditen me protestuesit. Të premten, nga skena në Sheshin e Pavarësisë, u artikulua pyetja drejtuar protestuesve - nëse i japin ata mandatin opozitës për pjesëmarrjen në këtë takim. Njerëzit e mbledhur në shesh u përgjigjën: "Po!".

Tryeza e rrumbullakët "Të bashkojmë Ukrainën" me pjesëmarrjen e Presidentit Viktor Janukoviç do të mbahet në orën 12:00 GMT.