Një deklaratë të tillë, siç shkruan gazeta "Hurriyet", Davutoglu e bëri pas vizitës së tij në Erevan, ku ai mori pjesë në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Problemi i gjenocidit armen të vitit 1915 errëson marrëdhëniet midis Armenisë dhe Turqisë. Ankaraja refuzon ti njohë si gjenocid ngjarjet tragjike të fillimit të shekullit të kaluar, duke i konsideruar ato veprime krejtësisht ligjore të autoriteteve osmane ndaj popullsisë armene në kushtet e Luftës së Parë Botërore.