Ekipi i ekspertëve të OKB-së këto muajt e fundit ka qenë i angazhuar me mbledhjen dhe analizimin e informacionit në lidhje me shtatë incidentet e ndodhura në territorin e vendit. Dëshmitë faktike të përdorimit të armëve kimike janë konfirmuar në pesë raste: në Khan Al Asal më 19 mars, në Saraqueb më 29 prill, në Ghouta më 21 gusht, në Jobar më 24 gusht dhe në Ashrafieh Sahnaya më 25 gusht.

Më parë është raportuar se në Ghouta është përdorur gazi toksik Sarin.