Mbipopullimi në rrugë vlerësohet në 9 pikë nga 10 të mundshme. Qendra e qytetit praktikisht është paralizuar, vështirësi serioze qarkullimi janë vërejtur edhe në rrugët kryesore që çojnë në qendër të kryeqytetit.

Natën në Moskë kanë rënë reshje të bollshme dëbore, të cilat në mëngjes u shndërruan në llohë (borë e përzierë me shi), ndërsa më pas në shi të akullt.

Shi i akullt - me këtë term specifikohen reshjet, të cilat sapo bien në kontakt me tokën ngrijnë menjëherë, duke u kthyer në akull.