Sipas fjalëve të Presidentit, Rusia ndjek me vemendje të përqendruar rritjen e potencialit ushtarak të vendeve të tjera dhe është në gjendje për t'iu përgjigjur çdo sfide si politike, ashtu dhe teknologjike.

Ai njoftoi gjithashtu se aktualisht Rusia po krijon sistemin global kozmik të zbulimit ​​dhe të shënjestrimit.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur zhvillimin e Siberisë dhe Lindjes së Largët "prioritet kombëtar të Rusisë për shekullin XXI". Ai deklaroi për këtë në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

"Po e theksoj, se edhe burimet e shtetit, edhe burimet e biznesit privat duhet të shfrytëzohen për zhvillim, për arritjen e objektivave strategjike", - tha Putin, duke vënë në dukje se "detyrat që shtrohen për zgjidhje përpara vendit janë të paprecedenta përkatësisht përmasave të veta".

Në veçanti, Kryetari i shtetit propozoi krijimin në këto rajone të rrjetit të zonave të posaçme territoriale të zhvillimit të avancuar ekonomik.

Presidenti rus Vladimir Putin, në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale, u shpreh në mbrojtje të vlerave tradicionale.

Ai citoi filozofin rus Nikollai Berdiajev, i cili ka shkruar se "kuptimi i konservatorizmit nuk konsiston në faktin se ai pengon lëvizjen përpara dhe lart, por në atë se ai pengon lëvizjen prapa dhe tëposhtë, drejt errësirës ​​kaotike".

Presidenti shprehu keqardhje në lidhje me faktin që tani në disa vende të botës evidentohet procesi i shkatërrimit të vlerave tradicionale, po rishikohen normat e moralit dhe etikës.

Rusia nuk pretendon për titullin e superfuqisë dhe nuk i imponon askujt mbrojtjen, patronazhin e vet, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

"Ne nuk pretendojmë për statusin e superfuqisë, që perceptohet si njëfarë pretendimi për hegjemoni globale apo rajonale, nuk cënojmë interesat e askujt, nuk imponojmë patronazhin, mbrojtjen tonë, nuk përpiqemi të mësojmë askënd se si të jetojë, por ne do të përpiqemi që të jemi një vend lider, duke mbrojtur të drejtën ndërkombëtare, duke siguruar respektimin e sovranitetit kombëtar, pavarësisë dhe identitetit të popujve", - tha Putin në mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shtruar detyrën e realizimit të "kalimit real në parimin e sigurimit në mjekësi".

"Sistemi i sigurimit të detyrueshëm mjekësor duhet në masë të plotë të sigurojë financiarisht garancitë shtetërore të kujdesit mjekësor falas", - tha ai, duke iu drejtuar me mesazhin e përvitshëm sot Asamblesë Federale.

Në të njëjtën kohë Putin theksoi se detyra konsiston gjithashtu në faktin që të rritet përgjegjësia e njeriut për shëndetin e vet, që të ketë stimuj financiarë për mënyrën e shëndetshme të jetesës.

Rritja natyrore e popullsisë është regjistruar në Rusi për 10 muaj të vitit 2013. Kjo ka ndodhur për herë të parë që nga viti 1991, tha Presidenti rus Vladimir Putin.

"Për periudhën janar-tetor të këtij viti në Rusi është regjistruar rritja natyrale e popullsisë. Rezultate të tilla ne kemi marrë për herë të parë që nga viti 1991. Dhe kjo është një performancë shumë e mirë", - tha Putin në mesazhin e tij vjetor drejtuar Asamblesë Federale.

Korrektimet e Ligjit Bazë të vendit janë të mundshme, ndërsa nganjëherë madje dhe të nevojshme, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e vet të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

"Unë jam i bindur se procesi kushtetues duhet të jetë i qëndrueshme dhe, mbi të gjitha, kjo ka të bëjë me kapitullin e dytë të Kushtetutës, i cili përcakton të drejtat dhe liritë e njeriut dhe qytetarit. Këto dispozita të Ligjit Bazë janë të pandryshueshme, të pacënueshme", - tha Presidenti.

"Por ndërkohë jeta nuk qëndron në vend, dhe prandaj procesi kushtetues nuk mund të konsiderohet si totalisht i përfunduar, i vdekur. Rregullimet konkrete të kapitujve të tjerë të Ligjit Bazë, që diktohen nga praktika e zbatimit të ligjit, nga vetë jeta, natyrisht, janë të mundura, dhe ndonjëherë madje shumë të nevojshme", - tha Vladimir Putin.

Ne duhet të mbrojmë botën multietnike nga imoraliteti i shfrenuar international, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në mesazhin e tij të përvitshëm drejtuar Asamblesë Federale.

"Së bashku ne duhet t’i bëjmë ballë kësaj sfide, duhet të mbrojmë paqen etnike, domethënë unitetin e shoqërisë sonë, unitetin dhe integritetin e shtetit rus", - tha Presidenti.

Presidenti Putin bëri thirrje gjithashtu për zhvillimin e konkurrencës politike në vend, për një debat të gjerë publik mbi çështjet kyçe dhe zhvillimin e lëvizjes për të mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin sot, në Ditën e Kushtetutës të Federatës Ruse, iu drejtua me fjalimin e përvitshëm Asamblesë Federale. Dokumenti do të artikulohet në Kremlin në mesditë.

Në përputhje me Kushtetutën e Rusisë, Presidenti i drejtohet çdo vit Dhomës së Lartë të Parlamentit me mesazhin në lidhje me situatën në vend dhe drejtimet kryesore të politikës së brendshme dhe të jashtme.

Edhe pse në Kremlin tradicionalisht nuk i bëjnë publike tezat kryesore të dokumentit, tërheqin vemendjen megjithatë ndaj faktit se data e shpalljes - Dita e Kushtetutës - nuk është zgjedhur krejt rastësisht.