Njerëzit janë marrë kryesisht me ngritjen e barrikadave, shumicën e të cilave në prag i çmontuan efektivët e organeve të zbatimit të ligjit.

Protestuesit ngritën barrikada 5-metërshe në fillim të rrugës "Institutskaja" dhe në rrugën "Kreshjatik" të kryeqytetit. Barrikadat janë përforcuara edhe në vende të tjera.

Nga skena e improvizuar këngëtarja Rusllana, fituesja e konkursit ndërkombëtar të këngës "Eurovision 2004", u bëri thirrje njerëzve të mos braktisin Sheshin e Pavarësisë (Majdanin) deri më 17 dhjetor, kur është planifikuar mbajtja e takimit të komisionit ndërshtetëror ukrainas-rus, në të cilin, sipas deklaratës së këngëtares, do të vendoset fati i Ukrainës.