Në referendumin e ardhshëm katalonasve do t’iu paraqiten për t’u marrë në konsideratë dy pyetje: "A dëshironi Ju që Katalonja të bëhet një shtet?" dhe "Nëse po, atëhere do të donit Ju që Katalonja të bëhet shtet i pavarur?".

Në janar të vitit 2013 Parlamenti i Katalonjës miratoi deklaratën mbi sovranitetin. Ky vendim krijon precedentin, në bazë të të cilit Katalonja planifikon të mbajë referendumin në vitin 2014.

Në maj Gjykata Kushtetuese la në fuqi kërkesën e qeverisë së Spanjës për të pezulluar veprimin e deklaratës katalonase.