Është pritur se kometa do të jetë trupi më i ndritshëm qiellor, sigurisht pas Diellit, e dukshëm me sy të lirë. Por ajo u nxeh tej mase dhe u shkri plotësisht.

Në nëntor ISON e deklaruan tashmë të vdekur pasi ajo nuk doli nga prapa diskut diellor në kohën e llogaritur. Por pastaj kometa (ose mbetjet e saj) u pa sërish në teleskopët e shumtë. Megjithatë, siç deklarojnë shkencëtarët, tani nga kometa nuk ka mbetur më asgjë.