Të mërkurën në Budapest u mbajt takimi i Kreut të Bordit drejtues të "Gazprom" Aleksej Miller dhe Kryeministrit hungarez Viktor Orbán. Gjatë negociatave të tyre u konfirmua se ndërtimi i seksionit hungarez të tubacionit do të fillojë në prill të vitit 2015, ndërsa furnizimet e para të gazit në Hungari - në fillim të vitit 2017.