Që nga 5 nëntori në faqen e Internetit të Bankës Qendrore gjithkush që dëshironte mund të zgjidhte njërin nga pesë opsionet e paraqitura ose të ofronte variantin e vet. Javën e kaluar u njoftua se opsioni lider ka marrë 61% të votave.

Mbi paraqitjen grafike të rublës kanë filluar të mendojnë që në vitet ‘90-të. Në vitin 2006 Banka Qendrore ka marrë funksionin për konfirmimin e shenjës zyrtare, por diskutimi i kësaj çështjeje u zvarrit shumë kohë. Dizajnerët ndërkohë projektuan dhe filluan të përdorin simbolin jozyrtar - shkronjën ruse "P" me një vijë horizontale në mes. Pikërisht ky version dhe fitoi.