Uashingtoni "shprehu pakënaqësinë e vet nga vendimi i autoriteteve ukrainase për të reaguar ndaj protestave paqësore në Sheshin e Pavarësisë (Majdanit) në Kiev me përfshirjen e forcave speciale, përdorimin e buldozerëve dhe shufrave të gomës, në vend të respektimit të të drejtave demokratike dhe dinjitetit njerëzor", - thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

"Një përgjigje e tillë (e autoriteteve) është jo vetëm e papranueshme, por dhe nuk ka asgjë të përbashkët me demokracinë" - theksoi Sekretari Amerikan i Shtetit.