Për këtë qëllim ata përdorin stolat e rrugës dhe të gjitha mjetet që kanë në dispozicion. Drejt vendit të kordonit policor po afrohen gjithnjë e më shumë njerëz.

Për t’i mbështetur ata erdhi Ndihmës Sekretarja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Victoria Nuland. Ajo u shpërndau protestuesve biskota, bukë dhe kulaçë të vegjël. Më parë Victoria Nuland u takua me krerët e opozitës ukrainase dhe e vlerësoi takimin si të frytshëm. Tani në Kiev ndodhet edhe Shefja e diplomacisë të BE-së, Catherine Ashton, e cila ka kritikuar veprimet e autoriteteve ukrainase.