Pas disa përpjekjeve të pasuksesshme për të thyer rezistencën e protestuesve, forcat e "Berkut" arritën të marrin megjithatë nën kontroll zonën e barrikadave. Pas marrjes së barrikadave në rrugën "Institutskaja" ushtarakët së bashku me punonjësit e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) dhe ata të shërbimeve komunale çmontuan konstruksionet e fortifikatave të ngritura me objekte metalike dhe druri.

Në të njëjtën kohë, qëndresën e protestuesve nga ana e Sheshit të Evropës e thyen ushtarakët e forcave të tjera speciale. Ata morrën kontrollin mbi karrexhatën e atjeshme.