"NATO-ja vazhdon të ndjekë me vemendje të përqendruar e shqetësim zhvillimet në Ukrainë. Ajo i bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga dhuna dhe të angazhohen në fillimin e dialogut politik", - thuhet në një deklaratë të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Vershbow vëren gjithashtu se në Komisionin NATO-Ukrainë "të gjithë ranë dakord se e ardhmja e Ukrainës është rruga drejt Evropës".