Rezultatet tregojnë se rrezatimi edhe pse përbën rrezik për shëndetin e astronautëve, nuk i vë kryq megjithatë planeve të projektuara për realizimin e misioneve të pilotuara në Planetin e Kuq.

Sipas vlerësimit të ekspertëve doza totale e rrezatimit, që mund të marrin udhëtarët kozmikë gjatë fluturimit të tyre në Mars, do të jetë rreth një Sievert. Kjo dozë nuk konsiderohet fatale, por rrit rrezikun e zhvillimit të formave vdekjeprurëse të kancerit si të paktën 5%.