Për pastrimin e rrugëve u tërhoqën rreth 400 ushtarakë të trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe forcave speciale policore "Berkut". Të arrestuar nuk ka. Pas prishjes së barrikadave protestuesit u zhvendosën në Sheshin e Pavarësisë (Majdan).

Që prej 21 nëntorit demonstruesit nuk po rreshtin aksionet e tyre të protestës në kryeqytetin e Ukrainës për shkak të vendimit të autoriteteve për të pezulluar asocimin e vendit me BE-në.

Të dielën protestuesit përforcuan pozicionet e tyre në rajonin e godinave të qeverisë, duke ngritur në shumë vende barrikada me qëllim të bllokimit të trafikut në rrugët në qendër të qytetit.