Sipas këtij dokumenti, zyra e përfaqësisë krijohet "për të avancuar integrimin e mëtejshëm të Rusisë në sistemin e tregtisë ndërkombëtare dhe krijimin e kushteve për bashkëveprim efektiv me Organizatën Botërore të Tregtisë". Përfaqësuesin e përhershëm do të emërojë dhe do ta shkarkojë nga posti i vet Presidenti i Federatës Ruse me rekomandimin e kryetarit të qeverisë. Shefi i përfaqësisë do të ketë dy zëvendës - njërin nga Ministria e Punëve të Jashtme, ndërsa tjetrin nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.