Kryetari i shtetit rus tërhoqi gjithashtu vëmendjen ndaj faktit të përkeqësimit të mundshëm të situatës në Azinë Qendrore për shkak të tërheqjes së afërt të forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

Sipas fjalëve tij, tërheqja e trupave ndërkombëtare në vitin 2014 nga Afganistani jo vetëm që mund të komplikojë keq situatën në këtë vend, por edhe të krijojë një "fushë destabiliteti" të qenësishme në shtetet fqinje të Azisë Qendrore.