Në këtë konferencë janë të pranishëm ekspertët kryesorë botërorë në sferën e çarmatimit bërthamor dhe mospërhapjes së armëve bërthamore: akademiku i Akademisë së Shkencave të Rusisë (ASHR) Aleksei Arbatov, Profesor Vladimir Dvorkin, akademiku i ASHR-së Nikollai Lavjorov, Profesor Sergei Oznobishjev ish-Ministri amerikan i Mbrojtjes, profesor William Perry, ish-Ministri i Jashtëm i Australisë Gareth Evans.

Pjesëmarrësit u përshëndetën nga Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të Polonisë Wlodzimierz Cimoszewicz, Ambasadori rus në Poloni Aleksandër Aleksejev si dhe Kryetari i Aleancës së Majtë Demokratike, Kryeministri polak në periudhën e viteve 2001-2004 Leszek Miller.

Ekspertët do të analizojnë situatën e re të krijuar në sferën e kufizimit dhe reduktimit të armatimeve bërthamore, çështjen e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe do të përcaktojnë detyrat për vitin 2014.