Ishujt e diskutueshëm në pozicion mjaft strategjik, më i madhi prej të cilëve është Ebu Musa, janë të vendosur në afërsi të Ngushticës së Hormuzit, një prej vendburimeve më të mëdha të naftës në botë. Ishujt në fjalë janë zënë nga Irani në më pak se 48 orë para krijimit të shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe në vitin 1971.

Në prill të këtij viti vendet e Gjirit Persik i bënë thirrje Iranit që t’i kthejë ishujt Emirateve të Bashkuara Arabe.