Gazetarët u kapën prej militantëve të këtij grupi më 16 shtator ndërsa po përpiqeshin të kalonin nga Siria për në Turqi, në zonën kufitare midis dy vendeve. Para kësaj ata plot dy javë kanë pasqyruar ngjarjet siriane.

Stafi drejtues i botimit, në të cilin punonin gazetarët, ra ​​në kontakt me grupin në fjalë, por deri tani nuk ka arritur të marrë prej krerëve të tij ndonjë përgjigje për pyetjen - çfarë kërkesash parashtrohen për lirimin e gazetarëve të rrëmbyer.