Tek deputetët e Dumës Shtetërore "një shqetësim të veçantë shkakton ndërhyrja krejtësisht e pamaskuar e zyrtarëve të huaj shtetërorë në punët e brendshme të Ukrainës sovrane".

"Disa politikanë perëndimorë në mitingjet e organizuara nga opozita bëjnë thirrje në mënyrë të hapur për të kundërshtuar vendimet e qeverisë së zgjedhur në mënyrë të ligjshme të vendit, duke kontribuar me këtë në përkeqësimin e theksuar të situatës politike", - thuhet në deklaratën e Dumës Shtetërore ruse.