Sipas fjalëve të Leonid Kravçuk, të mërkurën delegacioni ukrainas do të niset për në Bruksel për bashkërenditjen e çështjeve ekonomike me qëllim të asocimit të vendit me BE-në. Nga ana tjetër, Presidenti aktual Viktor Janukoviç ka udhëzuar qeverinë për të përpunuar çështjen e minimizimit të rreziqeve për ekonominë pas nënshkrimit të marrëveshjes.