Në pranverën e këtij viti Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, gjatë vizitës së tij në Minsk njoftoi mbi planet e Rusisë për të vendosur në territorin e Bjellorusisë deri në vitin 2015 një regjiment ajror luftarak. Atëhere ai deklaroi se tashmë që këtë vit në Bjellorusi është planifikuar të krijohet shtabi i komandës së aviacionit ushtarak dhe të vihet në dezhurn luftarak hallka e parë e avionëve gjuajtës.