Autori i kërkesës në fjalë u bë deputeti i Verhovnaja Rada (Parlamentit) nga Partia e Rajoneve, aktualisht drejtuese në vend, Oleg Carjov, i cili supozon se në ngjarjet e fundit në vend ushtrojnë ndikim ekspertët e huaj për aktivitetin e protestave.

Fotokopja e kërkesës së deputetit është postuar në Facebook nga analisti politik gjerman Andreas Umland - njëri prej personave të përfshirë në "listën e zezë" potenciale. Në këtë dokument, që i adresohet Shërbimit të Sigurimit të Ukrainës, pretendohet se destabilizimi i situatës në Ukrainë ka karakter të planifikuar.