Në të gjitha rrugët e qasjes në Majdan janë vendosur ushtarakët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe policisë, ato janë bllokuar me autobusë e kamionë, makina zjarrfikëse dhe pajisje për pastrimin e borës. Metroja nuk punon.

Ndërkohë, përgjatë barrikadave janë rreshtuar qindra protestues, disa prej tyre mbajnë në duar shkopinj. Përpara barrikadave qëndrojnë disa priftërinj.

"Sulmi nuk ka të ngjarë të ndodhë ditën. Forcat ushtarake po ndjekin taktikën e " të mësuarit të njerëzve me praninë e tyre". Protestuesit nuk do të mund ta përballojnë dot për një kohë shumë të gjatë këtë gjendje të tensionuar. Ata do të mësohen me mendimin se forcat speciale policore "Berkut" i kanë fare pranë, nën brinjë dhe do të humbasin vigjilencën. Dhe ja pikërisht atëhere mund të pritet sulmi", - thotë njëri nga pjesëmarrësit e protestës.