Ndërkohë, organet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë ofensivën sistematike mbi pozicionet e zëna prej protestuesve në qendër të Kievit. Ushtarakët dhe luftëtarët e forcave "Berkut" gradualisht po marrin nën kontroll rrugët dhe sheshet duke spostuar protestuesit; punonjësit e shërbimeve komunale po çmontojnë barrikadat e ngritura nga opozitarët.

Krerët e opozitës i bëjnë thirrje njerëzve për të mos hyrë në përleshje me policinë.