Sipas fjalëve të tij, probabiliteti që "Ukraina të bëhet ndonjëherë anëtare e Bashkimit Doganor ekziston, por për këtë qëllim paraprakisht duhet zhvilluar një punë të madhe". Për këtë nevojitet shprehja në mënyrë mëse të qartë e dëshirës së vetë Ukrainës, por tani për tani diçka të tillë nuk ka, tha Aleksei Ulukajev.

Presidenti ukrainas Viktor Janukoviç të premten u takua me Vladimir Putin, megjithatë, siç njoftoi Sekretari për shtyp i presidentit rus, anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimin Doganor në të nuk u diskutua.