Ne i bëjmë thirrje të gjithëve për të ardhur urgjentisht në Majdan", - tha Kryetari i Partisë "UDAR" ("Goditja"), Vitali Kliçko (Klitschko).

Sipas fjalëve të Kliçko, rrethimi i Sheshit të Majdanit prej ushtarëve të trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nuk është gjë tjetër veçse presion psikologjik mbi protestuesit.

Dëshmitarët okularë njoftojnë nga vendi i ngjarjes se veprimet e policisë dhe ushtarëve deri tani ngjasojnë më tepër me demonstrimin e forcës. Një numër i tillë ushtarakësh nuk mund të shpërndajë dot dhjetëra mijëra protestues të mbledhur në Majdan.