Nën arrest janë marrë kryesisht adhuruesit dhe "gjahtarët" e suvenireve, të cilët çanin me mjete të ndryshme monumentin e rrëzuar për të marrë ndonjë copëz prej tij.

Siç deklaroi deputeti nga Partia "UDAR" ("Goditja") Valeri Karpuncov, po arrestojnë edhe ata persona, të cilët ndodheshin aty pranë dhe shprehnin qëndrim e vet negativ ndaj "regjimit të Stalin-Leninit".

Një natë më parë, në Sheshin e Besarabisë në Kiev, disa dhjetëra të rinj me maska ​​në fytyrë rrëzuan statujën e Leninit, të vendosur atje në vitin 1946.