Në një letër kolektive drejtuar Presidentit të SHBA-së, Barack Obama, kompanitë Google, Microsoft, Facebook dhe Twitter bënë thirrje për të ndryshuar ligjet amerikane që lejojnë abuzimet, për të cilat u bë e ditur pas bërjes publike të informacioneve të klasifikuara prej ish-oficerit në arrati të Shërbimit të Inteligjencës të SHBA-së, Edward Snowden.

Në shumë vende ekuilibri midis interesave të sigurisë kombëtare dhe të drejtave të njeriut në vitet e fundit është zhvendosur në mënyrë të ndjeshme në anën e shtetit, thuhet në mesazhin e tyre.