Dy vetë gjetën vdekjen në jug të Anglisë. Në Suedi dy marinarë u mbytën jo larg bregdetit gjatë tërbimit të fatkeqësisë natyrore. Edhe një grua vdiq në Danimarkë, kur një fshikullimë e fortë ere përmbysi makinën e saj.

I shoqëruar me shi të dendur cikloni i fuqishëm bllokoi pjesërisht komunikimin automobilistik në disa zona të Britanisë së Madhe, nga të cilat autoritetet kanë evakuuar tashmë 15 mijë banorë. Në disa vende të Evropës veriore janë anuluar qindra fluturime. Janë pezulluar pjesërisht lundrimet e trageve dhe transportimet me rrugë hekurudhore. Në veçanti, është ndërprerë lëvizja e trenave nëpër urën që lidh Suedinë dhe Danimarkën.