Udhëheqësit e dy vendeve diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe përgatitjet për takimin e Komisionit ndërshtetëror ruso-ukrainas në Moskë, njoftoi Zëdhënësi i Presidentit rus, Dimitri Peskov.

Presidenti i Ukrainës bëri një ndalesë në qytetin e Soçit gjatë rrugës së kthimit nga Kina në shtëpi.

Biseda e presidentëve u zhvillua në sfondin e pezullimit prej Kievit të zgjidhjes së çështjes që ka të bëjë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit të Ukrainës me Bashkimit Evropian. Për herë të fundit udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës u takuan në Moskë më 9 nëntor.