"Një kërkesë e tillë e autoriteteve është plotësisht në përputhje me konceptin e kufizimeve të pranueshme të lirisë së tubimeve", - deklaroi ai sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Kiev. Sipas fjalëve të Janez Lenarčič, çështja që ka të bëjë me rrugën, të cilën duhet të zgjedhë Ukraina për të avancuar në të ardhmen, është një punë që duhet të zgjidhet nga vetë ukrainasit. Ndërsa opozita duhet të përmbahet nga ushtrimi i dhunës dhe protestat e saj të jenë paqësore.