"IPhone unë, sigurisht, nuk e kam hedhur. Ju e dini se unë jam shumë i apasionuar pas aparateve të ndryshme bashkëkohore. Por, së shpejti, ne do të kemi aparatin tonë, rus. Ai, sigurisht, nuk mund të krahasohet ende përkatësisht karakteristikave të veta me pajisjet e tjera të tilla të prodhimit të huaj, ... por ka avantazhet e veta megjithatë" - tha Medvediev.

Gjatë intervistës përfaqësuesit e kanaleve televizive tërhoqën vëmendjen ndaj faktit se Medvediev mbante në dorë jo iPhone apo iPad, por një aparat tjetër. Kryeministri shprehu shpresën se YotaPhone është më mirë i mbrojtur nga përgjimi prej shërbimeve të fshehta amerikane.