"Ne nuk mund ta ndryshojmë rrënjësisht situatën në qoftë se ekonomia botërore do të vazhdojë të bjerë", - vuri në dukje ai.

Kryeministri rus tha gjithashtu se ekonomia ruse po demonstron njëfarë rritje, edhe pse jo të tillë siç ishte planifikuar. Kryeministri i Federatës Ruse vizitoi të premten Qendrën televizive Ostankino në Moskë. Në kuadër të programit "Bisedë me Kryeministrin" ai përmblodhi rezultatet e punës së Kabinetit të Ministrave për vitin në përfundim. Medvediev, në mënyrë të veçantë, u shpreh kundër "ndryshimeve radikale" në qeveri.