"Shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta në emër të popullit të Rusisë dhe Qeverisë ruse në lidhje me vdekjen e Nelson Mandelës - këtij njeriu të madh, burri të shquar shteti të përmasave globale, birit të vërtetë, besnik të Afrikës" - shkroi Kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.

"Kujtimi i ndritur i Nelson Mandelës do të mbetet përherë i gjallë në mendjet dhe zemtrat tona, ne do të udhëhiqemi nga shembulli i tij i madh, duke konfirmuar në çështjet ndërkombëtare parimet morale, të cilat u mungojnë kaq shumë një pjese të mirë të politikanëve në botën e sotme", - theksoi Sergei Lavrov.