"Unë nuk e di se për çfarë vlerash evropiane mund të flasin ata oponentë në Sheshin e Majdanit (Sheshi i Pavarësisë), të cilët japin udhëzime për të shkuar derë më derë në shtëpitë e gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve dhe efektivëve të organeve të zbatimit të ligjit, duke kërcënuar fëmijët dhe familjet e tyre. Ky nuk është thjesht një krim, kjo del përtej të gjitha caqeve të lejueshme të moralit. Meqë ra fjala, anëtarët e familjes sime gjithashtu marrin vazhdimisht kërcënime!" - ka shkruar Mykola Azarov.

Ai nuk ka saktësuar se cilin konkretisht nga anëtarët e familjes së tij kanë kërcënuar opozitarët.