Shërbesa e përshpirtjes do të mbahet më 10 dhjetor në stadiumin e futbollit në Johanesburg, ku në vitin 2010 u zhvillua ndeshja finale e Kampionatit Botëror. Siç pritet, në funeralin zyrtar dhe shërbesën memoriale do të marrin pjesë shumë udhëheqës botërorë. Për të afërmit dhe miqtë e Mandelës do të mbahet veças ceremonia funerale private.