Gjatë takimit në fjalë u diskutuan çështje me interes të përbashkët: në veçanti, bashkëpunimi midis mediave të Guatemalës dhe "Zërit të Rusisë", si dhe pasqyrimi i ndërsjelltë informativ i marrëdhënieve dypalëshe ekonomike, politike dhe kulturore.

Z. Ambasador shprehu interesin e tij në thellimin e marrëdhënieve mes popujve dhe qeverive të Guatemalës dhe Rusisë nëpërmjet zhvillimit të shkëmbimit kulturor dhe bashkëpunimit, duke vënë në dukje se në këtë aspekt ai përcjell qëndrimin e qeverisë së Guatemalës.