Në Ambasadë vunë në dukje se qytetarët rusët shprehin simpati dhe solidaritet me popullin e Afrikës së Jugut: "Që në mëngjes në Ambasadë kanë filluar të pranohen thirrje telefonike, njerëzit shprehin pikëllimin, trishtimin e tyre. Telefonojnë, ndër të tjera, edhe njerëz të zakonshëm, të cilët nuk janë përfaqësues të autoriteteve pushtetore apo ambasadave të vendeve të tjera. Shumë rusë kanë ardhur në mëngjes për të marrë vizën, ata gjithashtu shprehin ngushëllimet e veta të thella".