Bëhet fjalë për 20.000 dokumente sekrete.

Ndërkohë, në faqen e Internetit të gazetës "The Washington Post" u postua informacioni se NSA-ja mbledh çdo ditë të dhëna mbi vendndodhjen e qindra miliona telefonave celularë në mbarë botën. Në këtë mënyrë, sipas gazetës, kontrollohen lëvizjet e pronarëve të telefonave celularë dhe kontaktet e tyre me njëri-tjetrin. Madje më tepër se kaq, thuhet se vendndodhja e pronarëve të telefonave celularë kontrollohet me saktësi brenda një periudhe kohore tre muajore.