Gjithashtu si rezultat i sulmit terrorist u vra një ekip mjekësh të huaj, me sa duket qytetarë kinezë dhe filipinas.

Sipas burimeve ushtarake, në portën perëndimore të kompleksit disa persona të panjohur hodhën në erë një makinë bombë. Shpërthimet u pasuan nga një sulm me armë. Deri më tani është bërë e ditur se ka të paktën 57 të vrarë dhe 70 të plagosur.