Ata pohojnë se kanë zhvilluar një sprei nazal (për hundën), komponenti kryesor i të cilit është oksitocina, e njohur më mirë si "hormoni i dashurisë".

Substancën e përftuar tashmë e kanë provuar tek 40 meshkuj heteroseksualë, të cilët në momentin e eksperimentit jetonin së bashku me gratë apo të dashurat e tyre. Rezultoi se oksitocina ngacmon, eksiton qendrën e kënaqësisë në trurin e meshkujve dhe përforcon sjelljen e tyre monogame.