Si rezultat i fatkeqësisë natyrore deri më tani kanë humbur jetën 4 persona dhe janë lënduar dhjetra të tjerë.

Në shtetin e Minesota, i cili u gjend në epiqendër të fatkeqësisë natyrore, ka rënë 66 cm dëborë. Për shkak të këputjes së telave të tensionit të lartë ka patur ndërprerje të shumta të energjisë elektrike. Në orët e para të rënies së dëborës në autostradat e shtetit ndodhën 175 aksidente automobilistike.

Në shtetet e Utah, Colorado dhe Arizona shtresa e dëborës në disa vende arrin deri në 30 cm. Gjithashtu, në zonën e ciklonit u gjendën edhe shtetet e Arkansas, Oklahoma, Nevada, një pjesë e Texas-it si dhe disa zona të Kalifornisë, ku pati rënie të ndjeshme të temperaturave.