Për këtë aktorja 58-vjeçare deklaroi në një konferencë për shtyp në Moskë.

"Gjyshja dhe gjyshi im ishin rusë, ata kanë jetuar në Shën Petersburg, - shpjegoi Ornella Muti. - Ata u larguan nga vendi dhe më pas nuk mundën të ktheheshin dot më atje. Kjo është e tmerrshme. Nëna ime më ka treguar shumë për Rusinë. Mua më pëlqen të mendoj për rrënjët e mia ruse dhe më pëlqen të vij këtu, të mësoj diçka të re për vendin".

Aktorja pranoi se e njeh shumë mirë Shën Petersburgun, i cili i pëlqen tej mase. Ajo tha se ka qenë edhe në Moskë, e cila i duket shumë e madhe dhe e zhurmshme.