Dëshmitarët okularë njoftojnë se ka viktima të shumta. Pas shpërthimit në ndërtesën e ministrisë ra zjarr. Në rrugë janë përfshirë nga flakët makinat e dëmtuara prej shpërthimit.

Asnjë grup terrorist nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin në fjalë.

Megjithatë, autoritetet besojnë se pas këtij sulmi qëndrojnë militantët e një njësie të grupit terrorist "Al-Qaeda", e cila është e njohur si "Al-Qaeda në Gadishullin Arabik". Ajo operon në pjesën jugore dhe lindore të Jemenit.